Pse demokratët amerikanë po fajësojnë George Clooney për humbjen e Kamala Harris
E Enjte 7 Nëntor 2024, 11:38
TiranaPost
Demokratët amerikanë po fajësojnë aktorin George Clooney për humbjen e zgjedhjeve, pasi ishte ai që i kërkoi Joe Bidenit të tërhiqej nga gara.
Aktori 63 vjeç, shkroi për New York Times në korrik, ku i bëri thirrje 81-vjeçarit Biden të braktiste fushatën e tij presidenciale, duke shkruar: Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president.
Pas fitores së madhe të Donald Trump, një grup komentuesish politik shkruajtën në X: Dikush të më sjellë George Clooney. Duhet të bëjmë një... bisedë.
Gazetari Joshua Hartley postoi një screenshot nga i artikulli i Clooneyme shkrimin: Faleminderit George Clooney.
Një përdorues i X shkroi: Trump nuk duhet të harrojë të falënderojë të famshmit e Hollivudit. Sidomos George Clooney.