Lajme nga Bota

Pse është i rëndësishëm eksplorimi i planetit Mars?

Pse është i rëndësishëm eksplorimi i planetit Mars?

Kohët e fundit satelitët e NASA-s të cilët u ulën në planetin e kuq tërhoqën vemendjen e komunitetit ndërkombëtar shkencor dhe jo vetëm. Por, është e natyrshme që në një kohë pandemie dhe vështirësish ekonomike të pyesim: “Përse na intereson eksplorimi i Marsit, a nuk kemi sfida më të mëdha për të përballuar më parë?”

Për shkrimtarin amerikan Christopher E. Mason kërkimet në Mars janë shumë të rëndësishme për mbijetesën afatgjatë të species tonë, por edhe për njohjen e universit i cili është ende një nga misteret më të mëdha që përballet njerëzimi. Ndryshe nga eksplorimet e kryera gjatë Luftës së Ftohtë sukseset në hapësirë nuk bëhen për prestigjin e një shteti dhe as vetëm për hir të kureshtjes së një grupi të vogël shkencëtarësh.

Me ngrohjen globale që sfidon gjithnjë dhe më tepër planetin tonë, problemet e mbipopullimit dhe rreziku shkatërrimtar i armëve moderne ushtarake, biologjike dhe kimike e kanë bërë më të rëndësishme se kurrë që të kemi mundësi të njohim nëse ekzistojnë alternativa jete jashtë Tokës. Nga vëzhgimet paraprake është e pranuar gjërësisht në komunitetin shkencor se vetëm planeti Mars ka gjasa të ketë kushte në të cilat jeta njerëzore mund të evoluojë. Temperaturat janë të ngjashme me Tokën, udhëtimi për atje është relativisht i shkurtër në krahasim me planete të tjerë dhe viti marsian nuk është shumë i ndryshëm nga ai me të cilin jemi mësuar në tokë. Gjithashtu, shkencëtarët kanë arsye të forta për të dyshuar se jeta bakteriale dhe rezerva ujore nëntokësore mund të kenë qenë dikur ekzistente në planet, çka tregon se mund të jenë sërish.

Misioni “Reverance” i NASA do të rikthejë në tokë materiale të çmuara studimi nga gjeologjia e Marsit dhe rezultatet do të jenë iluminuese dhe hapi i parë drejt eksplorimit real të hapësirës nga vetë humanët që do të guxojnë të udhëtojnë përtej orbitës të planetit tonë. Brenda dy dekadave këto eskplorime mund të revolucionarizojnë njohuritë tona në disiplinën shkencore hapësinore dhe mund të na japin mundësinë të hedhim hapin e parë drejt një humanizmi galaktik. Këto janë arsyet primare se përse edhe në kushte vështirësie është shumë e rëndëdishme që shtetet të vazhdojnë financimet për eskpolirimin ekstra-tokësor dhe ndoshta brezat e shekujve pasardhës do të përfitojnë ose dhe mbijetojnë nga njohuritë të cilat po marrim sot, ndonëse me ritme të ngadalta.

Tiranapost.al