Pse fotoja zyrtare e Melania Trump si Zonjë e Parë po diskutohet kaq shumë

E Martë 28 Janar 2025, 11:42
TiranaPost
Është publikuar portreti zyrtar i Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump.
Fotoja u realizua më 21 janar, një ditë pas inaugurimit të Donald Trump nga Régine Mahaux, një fotografe nga Belgjika që ka bërë foto të familjes Trump për më shumë se 20 vjet.
Imazhi bardh e zi tregon zonjën e parë të veshur me një kostum të errët, duke mbështetur duart në tavolinë.

Portreti i ri zyrtar i zonjës së parë. Foto: Regine Mahaux/Shtëpia e Bardhë
Ndryshe nga portreti zyrtar në 2017, ku Melania shfaqet e buzëqeshur, në portretin e këtij viti ajo shfaqet krejt serioze, duke ngjallur reagime të ndryshme rreth mesazhit që fshihet pas tij.

Melania Trump në portretin e saj të parë zyrtar të Shtëpisë së Bardhë nga 2017