Lajme nga Bota

Pse kur po argëtohemi na duket sikur koha fluturon? Ekspertët zbulojnë arsyen

Pse kur po argëtohemi na duket sikur koha fluturon? Ekspertët

Sa herë të ka ndodhur që ke qenë në shoqëri të mirë, je argëtuar por të është dukur sikur koha kaloi shumë shpejt? Ndërsa kur kalojmë mërzitje, stres apo shqetësim duket sikur koha nuk luan.

Ekspertët e Universitetit të Kalifornisë kanë bërë disa kërkime dhe duket se kanë gjetur arsyen. Sipas tyre neuronet e ndjeshme ndaj kohës në trurin tonë ‘lodhen’ nga detyra të caktuara tonat, dhe kjo ndikon direkt në perceptimin tonë ndaj kohës.

Studimi shpjegon se si neuronet në pjesën e ‘"gyrusit supramarginal" të trurit lodhen kur ekspozohen vazhdimisht ndaj një stimuli të ndryshëm për një kohëzgjatje të caktuar. Por për shkak se neuronet në pjesët e tjera të trurit vazhdojnë me punën e tyre, ndodh që perceptimi ynë të pësojë shtrembërime.

Për ta bërë provë edhe ti ndiq këtë eksperiement, kur të jesh mërzitur dhe kur të jesh i gëzuar.

Vizato një rreth gri dhe vështroje për 30 sekonda, në të dy rastet e gjendjes emocionale. Do të perceptosh që kur je i mërzitur 30 sekondëshi duke vështruar rrethin gri është një periudhë më e gjatë, ndërsa kur je i gëzuar, do të duket sikur eksperimenti përfundoi në një kohë shumë më të shpejtë.

Pra në fund të fundit, gjithçka varet nga neurone tona në tru që ndryshojnë perceptimin tonë të realitetit.