Lajme nga Bota

Pse u ndaluan provat me vaksinën AstraZeneca? Historia se çfarë i ndodhi një gruaje me dozën e dytë

Pse u ndaluan provat me vaksinën AstraZeneca? Historia se çfarë

Një raport i publikuar në mediat e huaja ka zbuluar se vaksina AstraZeneca ka ndaluar testimet pasi ka dhënë disa efekte të rrezikshme tek një vullnetare 37 vjeçe. Pas vaksinës ajo pësoi një gjendje të rrallë që i shkaktoi probleme me të ecurin dhe tashmë është shtruar në spital. CNN citon burime nga stafi i brendshëm që prodhoi vaksinën, se gjithçka ndaloi kur vaksina kundër virusit dha efekte anësore të papritura tek gruaja britanike. Ajo pësoi ''transverse myelitis'', inflamacion rreth palcës kurrizore.

Pse u ndaluan provat me vaksinën AstraZeneca? Historia se çfarë

AstraZeneca, e cila zotëron të drejtat për vaksinën me emrin AZD1222, në fakt nuk e konfirmoi zyrtarisht cili ishte efekti anësor dhe sot e ka hedhur poshtë raportin duke e cilësuar 'të pasaktë'. Gjithashtu zyrtarët thonë se nuk dihet nëse efektin anësor ia ka shkaktuar vaksina. Por shefi ekzekutiv i firmës me bazë në Londër konfirmoi se gruaja kishte shfaqur efektet anësore pas dozës së dytë dhe se me dozën e parë nuk kishte pasur probleme shëndetësore.

Asaj iu dha doza e parë në qershor, dhe nuk pati probleme, ndërsa në dozën e dytë që ia injektuan me gjilpërë në fund të gushtit, ajo përjetoi vështirësi në të ecur, më pas dhimbje në muskuj dhe në kokë. Ajo u shtrua në spital disa ditë më parë pasi duke ecur papritur u rrëzua dhe nuk mundi të ngrihej më, ndërsa kishte raportuar shqetësimet që po përjetonte.

Mjekët rifillojnë provat në Britani pas 5 ditësh nga ngjarja me gruan ndërsa në Amerikë eksperimenti është lënë pezull për shkak të kësaj ndodhie. 

Pse u ndaluan provat me vaksinën AstraZeneca? Historia se çfarë

Vaksina e Oksfordit është një nga nëntë kandidatët në botë që kanë arritur në fazat përfundimtare të provave klinike dhe është përcaktuar si më premtuesja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vaksina AstraZeneca u është injektuar 18,000 njerëzve në të gjithë botën deri më tani dhe shkencëtarët kanë siguruar opinionin publik se efektet anësore nuk janë të papritura dhe nuk janë njëlloj tek të gjithë. Miliona doza janë porositur nga kombet në të gjithë botën.