Lajme nga Bota

Pse ushtarët rusë janë kaq të fiksuar pas kastrimit? Tortura që po përdorin tek ukrainasit

Pse ushtarët rusë janë kaq të fiksuar pas kastrimit? Tortura

Volodymyr Zelenskyy u kërkoi anëtarëve të Kombeve të Bashkuara të pyesin me homologët e tyre rusë për një nga aktet më të tmerrshme të dhunës që ushtarët rusë po kryejnë ndaj ukrainasve të zënë rob: kastrimin. Detaje ta reja janë zbuluar së fundmi në Izum.

“Pyesni, ju lutem, përfaqësuesit e Rusisë, pse ushtria ruse është kaq e fiksuar me kastrimin”, tha presidenti ukrainas në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, të mërkurën. 'Çfarë iu bë atyre që të duan t'ua bëjnë këtë të tjerëve?”

Po çfarë është kastrimi?

Kastrimi, termi i të cilit në shqip është tredhje, është praktika e heqjes, ose mpirjes së organeve mashkullore zakonisht të një kafshe ose njeriut, me qëllim që ta bëjë të paaftë të kryejë marrëdhënie seksuale ose të lërë pasardhës.

Kastrimi kimik konsiston në përdorimin e medikamenteve të ndryshme për të zvogëluar dëshirën dhe aktivitetin seksual.

Efekti te burrat: Përdorimi i barnave të kastrimit kimik zvogëlon aktivitetin dhe fantazitë seksualë. Nuk ka efekte anësore që kërcënojnë jetën. Raportet tregojnë se njerëzit që i ushtrohen kastrimit kimik kanë rritje të yndyrës në turp dhe dëmtim të kockave, që rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të osteoporozës.

Efekti te gratë: Kur përdoret te gratë, kastrimi kimik ka efekte të ngjashme, megjithëse në këtë pikë kërkimet janë më të pakta, pasi shumica e hulumtimeve përqëndrohet te efektet që shkaktojnë te burrat, për sa kohë përdorimi tek ata është më i madh.

Në fjalimin e regjistruar paraprakisht, Zelenskyy bëri thirrje për paqe, duke kërkuar gjithashtu një 'paketë të plotë' kufizimesh kundër Rusisë për t'i ndëshkuar ata për krimet që ai tha se ishin kryer gjatë pushtimit të Ukrainës.