Lajme nga Bota

Pse vaksina e koronavirusit mund të sigurojë imunitet më të fortë

Pse vaksina e koronavirusit mund të sigurojë imunitet më të

Dy studime të fundit kanë konfirmuar që njerëzit e infektuar më parë me koronavirus mund të infektohen sërish. Ka pasur deri më tani dy raste dhe tek të dy rezultatet ishin të ndryshme. Një pacient nga Hong Kongu nuk përjetoi asnjë simptomë pas riinfektimit ndërsa rasti tjetër në Nevada, tregoi për një gjendje më të rënduar herën e dytë.  Paqartësitë janë shtuar, nëse një përgjigje immune ndaj virusit do të na mbrojë nga riinfektimi.

A do të thotë kjo se vaksina do të dështojë? Së pari është e paqartë se sa e zakonshme mund të jetë riinfektimi, por është e rëndësishme që një përgjigje imune e zbehur ndaj infeksionit siç u zbulua tek pacienti në Nevada nuk do të thotë se ne nuk mundemi të zhvillojmë një vaksinë 100% të suksesshme për të na mbrojtur.

Pse vaksina e koronavirusit mund të sigurojë imunitet më të

Fillimisht, çdo infeksion aktivizon një përgjigje imune jo specifike por të lindur, në të cilën qelizat e bardha të gjakut shkaktojnë inflamacion. Kjo mund të jetë e mjaftueshme për na pastruar nga grimcat e virusit. Por në infeksione të zgjatura, sistemi imunitar adaptive aktivizohet. Qelizat T dhe B njohon struktura të veçanta ose antigjene që rrjedhin nga viruin. Qelizat T mund të zbulojnë dhe të vrasin qelizat e infektuara, ndërsa qeliza B prodhon antitrupa që neutralizojnë virusin.

Gjatë një infeksioni primar, pra hera e parë që një person infektohet me një virus të rrallë, kjo përgjijge imune adaptive mund të vonojë. Do duhen ditë të tëra para se qelizat imune të njohin patogjenin specific që të aktivizohen dhe të kontrollojnë e ndalojnë infeksionin.

Disa nga këto qeliza T dhe B, të quajtura qeliza të kujtesës, vijojnë procesin shumë kohë pasi infeksioni të zhduket. Janë këto qeliza të kujtesës ato që janë thelbësore për mbrojtjen afatgjatë. Në një infeksion pasues nga i njëjti virus, qelizat e kujtesës aktivizohen shpejt dhe nxisin një përgjigje të fortë dhe specifike për të bllokuar infeksionin.

Vaksina e imiton këtë infeksion primar, duke siguruar antigjene që mbushin sistemin imunitar adaptiv dhe gjenerojnë qeliza memorieje që mund të aktivizohen shpejt në rast infeksioni. Sidoqoftë, pasi antigjenet në vaksinë rrjedhin nga materiali i dobësuar ose jo infektiv nga virusi, ekziston pak rrezik i infeksionit të rëndë.

Vaksinat kanë përparësi të tjera ndaj infeksioneve natyrore. Ato mund të projektohen për të përqendruar sistemin imunitar kundër antigjeneve specifikë dhe të aktivizojnë përgjigje më të mira. Për shembull, vaksina e virusit (HPV) shkakton një përgjigje imune më të fortë sesa infeksioni nga vetë virusi.

Tradicionalisht, vaksinat administrohen me injeksion në muskul, madje edhe për viruse të frymëmarrjes siç janë fruthi. Në këtë rast, vaksina gjeneron një përgjigje kaq të fortë sa antitrupat dhe qelizat imune arrijnë në sipërfaqet e mukozës në hundë.

Studime të mëparshme kanë sugjeruar që antitrupat kundër koronavirusit zakonisht zgjasin për disa vite, Por nivelet në rënie të antitrupave nuk përkthehen gjithmonë në dobësimin e përgjigjes imune. Një tjetër studim i fundit, zbuloi se qelizat T shkaktonin një përgjigje kundër virusit që zgjat deri në dy vite pasi një pacient infektohet.

Nga përafërsisht 320 vaksina që po zhvillohen kundër Covid-19, njëra që favorizon një përgjigje më të fortë të qelizave T mund të jetë çelësi i imunitetit afatgjatë.

Maitreyi Shivkumar- pedagoge e vjetër në biologjinë molekulare në Universitetin De Montfort./ Independent/