Lajme nga Bota

Pse vaksina e Oksfordit kundër Covid mund të bëjë më shumë për botën

Pse vaksina e Oksfordit kundër Covid mund të bëjë më

Pas rezultateve të provave të fazës së tretë të vaksinës së Oksfordit dhe AstraZeneca, një numër i konsiderueshëm pyetjesh po qarkullojnë.

Efikasiteti mesatar 70% i deklaruar ishte dukshëm më i ulët se 94.5% në 95% raportuar nga dy kandidatët e tjerë kryesorë, Moderna dhe Pfizer.

Megjithatë, kjo vaksinë mund të tregojë në muajt e ardhshëm se është më e vlefshme për botën sesa dy të tjerët. Nëse pyetjet mbi rezultatet marrin përgjigje dhe vaksina merr miratim, kjo mund të sigurojë vaksinën kundër Covid  për vendet e varfëra ku është e nevojshme urgjentisht.

“Vaksina e Pfizer dozat e saj fillestare do ti çojë në BE dhe SHBA dhe furnizimi i Moderna po ashtu, për të paktën gjysmën e parë të 2021, kështu që vaksina e Oksford dhe AstraZeneca është me të vërtetë një lajm i mirë për pjesën tjetër të botës, "i tha CNN Andrea Taylor, ndihmës drejtor i programeve në Duke Global Health Innovation Center.

AstraZeneca ka premtuar miliona doza për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe të shpërndajë vaksinën mbi një bazë jo-fitimprurëse për ato kombe.

Vaksina e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit është dukshëm më e lirë se të tjerat dhe ç'është më e rëndësishmja, do të ishte shumë më e lehtë të transportohej dhe shpërndahej në vendet në zhvillim sesa rivalët e saj pasi nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ulëta.

*Artikulli i marrë nga CNN. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.