Lajme nga Bota

Publikohet videoja tronditëse e mjekëve në Kinë: Gënjyem për virusin, qeveria na kërkoi të heshtnim

Publikohet videoja tronditëse e mjekëve në Kinë:

Mjekët kinezë janë filmuar fshehurazi për herë të parë ku ata pranojnë se e kishin kuptuar se koronavirusi ishte virus transmetues mes njerëzve, por qeveria u kishte kërkuar të heshtin. Shkencëtaët në Wuhan të cilët ishin deshmitarë të disa prej rasteve të para të virusit, janë filmuar nga një gazetar kinez me qëllim publikimin e një dokumentari që hedh dritë mbi shpërthimin e pandemisë.

Mjekët kanë thënë se e dinin pa asnjë dyshim se sa i rrezikshëm ishte virusi dhe se ishin në dijeni të rasteve të vdekjeve që në fund të dhjetorit 2019.

Njëri prej tyre ka thënë: "Në të vërtetë, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit, i afërmi i dikujt vdiq nga ky virus. Shumë prej atyre që jetonin me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që njoh."

Një tjetër tha: "Ne të gjithë menduam se nuk duhet të kishte asnjë dyshim në lidhje me transmetimin e virusit nga njeriu në njeri."

Pas bllokimit të Wuhanit, profesionistët gjithashtu përshkruan një fshehje situate nga autoritetet e qeverisë kineze që nga fillimi i shpërthimit.

"Ne e dinim se ky virus transmetohej nga njeriu tek njeriu. Por kur morëm pjesë në një takim në spital na thanë të mos flisnim me zë të lartë. Udhëheqësit e provincave u thanë spitaleve të mos thonin të vërtetën. Ata thanë se autoritetet e dinin që festat e vitit të ri në janar do të përshpejtonin përhapjen e virusit".

Videoja zbulon prova se ndërsa virusi ishte përhapur midis 5 janarit dhe 17 janarit, asnjë rast i ri nuk u raportua zyrtarisht në Kinë gjatë asaj periudhe 12-ditore.

Dëshmia e profesionistëve mjekësorë të Wuhan mbështetet nga virologë kryesorë, përfshirë specialistin e sëmundjeve infektive Dr Yi-Chun Lo, Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve në Tajvan.

Ai tha: "Menaxhimi i hershëm i shpërthimit ishte thjesht një rrëmujë, një dështim. Unë mendoj se pandemia mund të ishte shmangur në fillim nëse Kina do ishte transparente në lidhje me shpërthimin dhe do ishte e shpejtë për të siguruar informacionin e nevojshëm për botën".

Megjithatë, autoritetet kineze ende po mohonin në fillim që virusi kalonte nga njeriu tek njeriu.

Pritet që OBSH të reagojë për videon tronditëse të publikuar fillimisht nga disa media kineze dhe Daily Mail. 

*Tiranapost.al.