Lajme nga Bota

Pullat e reja postale në Britani do të kenë imazhet e Princit Philip

Pullat e reja postale në Britani do të kenë imazhet e Princit

Posta Mbretërore e Britanisë do të nxjerrë në qarkullim katër pulla të reja që do të mbartin imazhin e Princit Philip, bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabet që ndërroi jetë muajin e kaluar.

Pullat do të jenë të disponueshme që prej 24 qershorit dhe do të jenë foto bardh e zi të Dukës së Edinburgut përgjatë fazave të ndryshme të jetës së tij. Në njërën nga imazhet Princi Philip do të shfaqet kostum civil, ndërkohë në tre pullat e tjera do të jetë me kostum ushtarak dhe ceremonial.

Një fletë me këto pulla për koleksionistët dhe të apasionuarit e historisë do të kushtojë vetëm 5.76 pound (rreth 8 dollarë).

Tiranapost.al