Lajme nga Bota

Punëtorët protestojnë të veshur si personazhet e “Squid Game” në Korenë e Jugut

Punëtorët protestojnë të veshur si personazhet e

Punëtorët në Seul janë veshur si personazhet e serialit Squid Game teksa marshojnë në protestë për të kërkuar kushte më të mira pune.

"Squid Game", është një nga serialet që ka bërë bujë kohët e fundit, duke u kthyer në më të ndjekurin në Netflix.

Personazhi kryesor i serialit, Seong Gi-Hun, është punëtor automobilistik i cili humbi punën kur kompania për të cilën ai kaloi vite duke punuar falimentoi dhe protestuesit e kanë paralelizuar serialin me gjendjen e tyre aktuale.

Punëtorët protestojnë të veshur si personazhet e

Pavarësisht kufizimeve të Covid, policia ka njoftuar se rreth 16 000 njerëz iu bashkuan demonstratave në të gjithë vendin.

"Ne vazhdojmë të ecim përpara drejt një bote barazie me thirrjet e punëtorëve që mbushën rrugët dhe kumbuan në të gjithë vendin," tha sindikata që mbron të drejtat e punëtorëve, duke kërkuar fundin e kontratave të parregullta të punës dhe ligjeve që ata thonë se nuk mbrojnë punonjësit në kompanitë e vogla.

Tiranapost.al.Z.B