Lajme nga Bota

Punonjësit e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Punonjësit e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Më shumë se 100,000 pasagjerë janë prekur sot nga greva e stafit tokësor të Lufthansa.

Sipas një njoftimi të organizatës sindikale Ver.di, më shumë se gjysma e punonjësve në aeroportin e Frankfurtit po marrin pjesë në demonstrata, ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në aeroportin e Mynih.

Punonjësit në aeroportet e Berlinit dhe Hamburgut po marrin pjesë gjithashtu në grevën 27-orëshe. Në total, Lufthansa tashmë ka anuluar rreth 80-90% të rreth 1000 fluturimeve të saj të planifikuara për sot.

Greva do të përfundojë nesër në orën 07:10, por trafiku nuk pritet të qetësohet para të premtes. Fluturimet e kompanive të tjera të Grupit Lufthansa, Eurowings, Swiss, Austrian dhe Brussels Airlines, nuk preken nga grevat.

Punonjësit kërkojnë rritje të pagave 12.5% ose të paktën 500 euro në muaj dhe një “kompensim inflacioni” një herë në 3000 euro.