Lajme nga Bota

Punonjësja e BBC-së gjendet e pajetë në një hotel në Kenia

Punonjësja e BBC-së gjendet e pajetë në një hotel

Policia në Kenia ka nisur një hetim pasi një anëtare të stafit të BBC-së u gjet e vdekur në kryeqytetin Nairobi.

Kate Mitchell, një shtetase britanike që punonte për BBC Media Action në një numër vendesh afrikane, vdiq të premten.

BBC Media Action është bamirësia ndërkombëtare e korporatës dhe projektet e saj fokusohen në përdorimin e medias dhe komunikimit për të trajtuar pabarazinë në mbarë botën.

Nuk mendohet se vdekja e zonjës Mitchell në një hotel në qytet ishte e lidhur me punën e saj për organizatën.

Dhe ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes së saj mbeten të paqarta, policia u tha mediave lokale se po e hetonin atë si një vrasje dhe po eksploronin motivet e mundshme.

"Autori i dyshuar... u hodh nga kati i tetë i hotelit nga dritarja e dhomës pasi ndjeu se sigurimi i hotelit mund të ishte pas tij", u tha gazetarëve komandanti i policisë rajonale të Nairobit, Augustine Nthumbi.

Zonja Mitchell së fundmi ka punuar për zyrën e BBC Media Action në kryeqytetin etiopian, Addis Ababa.

“Ne jemi të gjithë të tronditur dhe të tmerruar nga ky lajm i tmerrshëm”, tha në një deklaratë drejtoresha ekzekutive e BBC Media Action, Caroline Nursey.

"Kate ishte një anëtare shumë e dashur e stafit, e cila punonte si Menaxhere e Lartë e Projektit dhe kishte qenë me ne për 14 vjet. Ajo ishte e njohur në të gjithë organizatën tonë, veçanërisht nga ekipet tona në Etiopi, Sudanin e Jugut, Zambia dhe Londër.

I dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të saj të shumtë në mbarë botën”, shtoi Nursey.

Vëllai i saj Peter tha: "Kate ishte një vajzë, motër dhe shoqe shumë e dashur, dhe ne sapo kemi filluar të kuptojmë përmasat e humbjes së saj.

“Rrethanat rreth vdekjes së saj janë ende duke u hetuar dhe ne do t'ju kërkojmë të injoroni spekulimet në pjesë të shtypit dhe në mediat sociale.

U kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e familjes sonë, teksa vajtojm’ë humbjen e Kate-s”, tha ai.

Tiranapost.al