Lajme nga Bota

Putin anekson zyrtarisht 4 rajonet e Ukrainës

Putin anekson zyrtarisht 4 rajonet e Ukrainës

Putin ka dalë sot para popullit të tij dhe u ka thënë se tashmë Rusia ka katër rajone të reja.

“Rezultatet dihen, dihen mirë. Jam i sigurt që Asambleja Federale do të mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, ka thënë Putin referuar referendumeve që mbajti në këto zona.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha nga ana tjetër se Moska do t'i konsiderojë sulmet kundër rajoneve të aneksuara, si agresion ndaj vetë Rusisë.

Rajonet që aneksoi Rusia janë: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Kherson.

Perëndimi ka thënë se nuk do ta njohë aneksimin dhe as referendumet që u mbajtur.