Lajme nga Bota

Putin: BE dëmtoi veten me sanksione ndërsa Epoka e SHBA-së ka marrë fund

Putin: BE dëmtoi veten me sanksione ndërsa Epoka e SHBA-së ka

Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij në forumin ekonomik të Shën Pjetërburgut është shprehur se Evropa do të humbasë mbi 400 miliardë euro vitin e ardhshëm për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës. Sipas tij shkaku i krizës ekonomike nuk ishte ‘ndërhyrja ushtarake në Ukrainë’, por politikat e Perëndimit.

“Së fundmi, Bashkimi Evropian ka humbur sovranitetin politik dhe elitat burokrate të tij po zbatojnë urdhrat e të tjerëve, duke bërë gjithçka që u thuhet nga eprorët, duke i shkaktuar kështu dëme popujve të tyre, ekonomive të tyre dhe bizneseve të tyre. Rusia dhe veprimet e saj për të çliruar Donbasin nuk kanë lidhje. Sot, rritja e çmimeve, inflacioni, problemet me sigurinë ushqimore, karburantet dhe sektorin e energjisë në tërësi janë pasojë e gabimeve sistematike të administratës amerikane dhe burokracive evropiane, u shpreh Putin.

Gjatë fjalimit të tij Putin tha se epoka e SHBA-ve ka mbaruar.

"Epoka e botës unipolare ka përfunduar. Amerika sillet sikur nuk e vëren se ka qendra të tjera të forta në botë. Kur fituan Luftën e Ftohtë, SHBA-të e shpallën veten përfaqësues të vetë Zotit në tokë, njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjësi vetëm interesa”, shtoi Putin.