Lajme nga Bota

Putin do të dërgojë në luftë edhe personat me shtetësi të dyfishtë

Putin do të dërgojë në luftë edhe personat me

Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që lejon rusët që kanë shtetësi të dyfishtë të shërbejnë në forcat e armatosura të vendit, raporton Moscow Times.

Dekreti i ndryshuar tani nënkupton se ata me status të përhershëm qëndrimi në vendet e huaja mund të rekrutohen në ushtri. Shtetasit e dyfishtë më parë ishin të përjashtuar nga rekrutimi.

Në shtator, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në Rusi pasi vendi u përball me pengesa ushtarake në Ukrainë dhe tha se fuqia punëtore shtesë ishte e nevojshme për të fituar një luftë jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe mbështetësve të saj perëndimorë.