Lajme nga Bota

Putin do të marrë pjesë virtualisht në samitin G20 në Bali

Putin do të marrë pjesë virtualisht në samitin G20 në

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të grupit të kombeve G20 në Bali përmes video-lidhjes, tha të enjten agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA.

Indonezia i ka rezistuar presionit nga vendet perëndimore dhe Ukraina për të tërhequr ftesën për Putinin dhe për të dëbuar Rusinë nga grupi për shkak të luftës në Ukrainë, duke thënë se i mungon autoriteti për ta bërë këtë pa konsensus midis anëtarëve.

Indonezia ka ftuar gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se nuk do të merrte pjesë nëse Putini merr pjesë

Samiti në Bali do të mbahet më 15 dhe 16 nëntor.