Lajme nga Bota

Putin flet për pasardhësin e tij në Kremlin: Do ta mbështetja edhe nëse do ishte kritiku im, por me një kusht

Putin flet për pasardhësin e tij në Kremlin: Do ta

Presidenti rus Vladimir Putin, përgjatë një interviste të dhënë për median amerikane NBC, i pyetur në lidhje me pasardhësin e tij në krye të Kremlinit ka thënë se do të ishte i gatshëm të mbështeste edhe një kritik të tijin, por me kusht që ai të ishte “besnik përkundrejt Rusisë”.

“Në rast se shoh një individ, edhe në qoftë se ai është kritik i disa nga veprimeve të mia, por shikoj se ky individ është besnik i Rusisë, cilido qoftë qëndrimi i tij përkundrejt meje, unë do të bëja gjithçka për të mbështetur një njeri të tillë”- ka thënë Putin.

Deklarata e Putin vjen pak muaj pasi firmosi një ligj që teorikisht i jep mundësinë që të qeverisë deri në vitin 2036, vit kur do të jetë 83 vjeç. Ligji i mëparshëm nuk lejonte rikandidimin për më shumë se dy mandate. Në vitin 2008, Putin e anashkaloi këtë legjislacion duke ndërruar vende formalisht me Medvedev që u bë President, duke i dhënë qeverinë Putin.

Intervista në rrjetin televiziv amerikan NBC është dhënë nga lideri rus për të diskutuar samitin që do të zhvillohet në datën 16 qershor në Gjenevë, samiti i parë bilateral mes Moskës dhe Washington-it që pas Luftës së Ftohtë, në një kohë kur edhe marrëdhëniet diplomatike i ngjajnë asaj periudhe mes dy superfuqive.

Përgjatë kësaj interviste, Putin ka bërë dhe kontrastin mes presidentit aktual Joe Biden dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Tiranapost.al