Lajme nga Bota

Putin i ofron falas personelit të OKB vaksinën kundër Covid

Putin i ofron falas personelit të OKB vaksinën kundër Covid

Kombet e Bashkuara dhe e gjithë bota po përballen me Covid-19 dhe vështirësinë për gjetjen e një vaksine, ndërkohë që Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka ofruara atë falas për stafin e OKB.

Këtë oferertë Putin e bëri gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

“Çdokush nga ne mund të përballet me këtë virus të rrezikshëm. Virusi nuk ka kursyer stafin e Kombeve të Bashkuara, selinë e tij dhe entitetet rajonale. Rusia është e gatshme ti ofrojë punonjësve të OKB ndihmën e nevojshme, të kualifikuar dhe në veçanti ne propozojmë të furnizojmë vaksinën tonë falas për punonjësit e organizatës dhe filialet e saj", tha Putini në një fjalim të pararegjistruar nga Moska.