Lajme nga Bota

Putin kërcënon të lëshojë një raketë të re bërthamore deri në fund të vitit dhe ajo mund të godasë Britaninë brenda tre minutave

Putin kërcënon të lëshojë një raketë të

Vladimir Putin paralajmëroi se Rusia do të lëshojë raketën e saj më të re balistike ndërkontinentale, që mund të arrijë Britaninë e Madhe për 3 minuta, deri në fund të vitit.

Rusia testoi me sukses Sarmat ose Satan II në prill mes luftimeve të ashpra në Ukrainë, duke rritur mundësinë e një konfrontimi bërthamor me Perëndimin.

Vetëm muajin e kaluar, kreu i Roscosmos, agjencia ruse hapësinore, paralajmëroi Perëndimin se nëse nuk "bisedojnë me mirësjellje" me Kremlinin, Rusia do ta sulmonte atë me raketën Sarmat.

Dmitry Rogozin, i cili është gjithashtu një aleat i ngushtë i Putinit, e përshkroi Sarmat si "raketën bërthamore më të fuqishme në botë" dhe u mburr se mund të shkatërrojë "gjysmën e një kontinenti".