Putin provë force, zhytet në ujin e akullt nën 20 gradë!

E Martë 19 Janar 2021, 22:33
TiranaPost
Edhe pse temperaturat në Rusi shënojnë rreth 20 gradë nën zero besimtarët e krishterë sot kanë festuar Epifaninë, e cila ka një traditë të veçantë.
Një ndër besimtarët që ka treguar se ka festuar këtë ditë të shënuar në kalendarin e besimit të krishterë ishte dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Në një video të publikat në mediat vendase, shihet se Putin zhytet në ujë, duke respektuar deri në fund traditën duke u zhytur tre herë në ujë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.
Zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, ka thënë se zhytja në ujin e ftohtë është një traditë që Putin e bënë gjithmonë.