Lajme nga Bota

Putin shkon në Ukrainë, viziton Mariupolin e pushtuar

Putin shkon në Ukrainë, viziton Mariupolin e pushtuar

Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar Mariupolin, një qytet ukrainas në rajonin e Donetskut, i cili është pushtuar nga Rusia që nga maji i vitit të kaluar.

Putin fluturoi për në Mariupol me helikopter dhe udhëtoi nëpër disa rrethe të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke biseduar me banorët, shkruan TASS.

Vizita e tij vjen pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) tha të premten se kishte lëshuar një urdhër arresti kundër Putinit dhe e akuzoi atë për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina.