Lajme nga Bota

Putin shpreh ngushëllime për viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari

Putin shpreh ngushëllime për viktimat që humbën jetën

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shprehur për viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari, ku humbën jetën 26 viktima, nga të cilët 12 ishin fëmijë.

Putin i ka dërguar një letër homologut të tij maqedonas, Stevo Pendarovski ku shkruan:

Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona të thella në lidhje me vdekjen e qytetarëve të vendit tuaj, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, në një aksident rrugor në Bullgari”, thuhet në tekstin e telegramit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit të martën.

Putin kërkoi që "të përcjellë fjalët e ngushëllimit dhe mbështetjes së sinqertë për familjet dhe miqtë e viktimave dhe urimet e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit".

Tiranapost.al