Lajme nga Bota

Putin takon Erdoganin në Rusi. Çfarë i kërkoi?

Putin takon Erdoganin në Rusi. Çfarë i kërkoi?

Moska po kërkon një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me Ankaranë, tha të premten presidenti rus Vladimir Putin teksa priti homologun e tij Recep Tayyip Erdogan në qytetin jugor të Soçit.

Takimi u zhvillua ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Kremlini vazhdoi edhe në muajin e tij të gjashtë.

“Shpresoj që sot të mund të nënshkruajmë një memorandum për forcimin e lidhjeve tona ekonomike dhe tregtare”, tha Putin në fillim të takimit me Erdoganin, transmetuar në televizionin rus.

Putin gjithashtu theksoi rolin e Ankarasë në tranzitin e gazit rus në Evropë përmes tubacionit TurkStream. "Partnerët evropianë duhet t'i jenë mirënjohës Turqisë, sepse ajo siguron tranzitin e pandërprerë të gazit rus," tha Putin.

Nga ana e tij, Erdogan tha se shpresonte se takimi i tij me Putinin do të hapte një faqe të re në marrëdhëniet ruso-turke, duke shtuar se delegacionet nga të dy vendet kishin zhvilluar bisedime shumë productive për tregtinë dhe turizmin.