Lajme nga Bota

Papa thotë se Putin mund t’i japë fund luftës, kurse Amerikanët  kanë një tjetër parashikim

Papa thotë se Putin mund t’i japë fund luftës, kurse

Ndryshe nga Papa që shprehet se Lufta në Ukrainë mund të përfundojë në 9 Maj, zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë mendojnë se në këtë datë Rusia mund t’i shpallë luftë fqinjit të saj, shkruan CNN.

9 maji është e njohur ndryshe si "Dita e Fitores”, pasi Rusia përkujton fitoren ndaj nazistëve në vitin 1945.

Zyrtarët perëndimorë kanë besuar prej kohësh se Putini do të përdorte rëndësinë simbolike dhe vlerën propagandistike të asaj dite për të shpallur ose një arritje ushtarake në Ukrainë ose një përshkallëzim të situatës.

Deri më sot, Putin e ka quajtur pushtimin e Ukrainës një “operacion special ushtarak”, duke shmangur termat “pushtim” apo “luftë”. Me shpalljen e luftës zyrtarisht, Putin do të mund të mobilizojë forcat rezerviste.

Për shkak të nivelit të lartë të propagandës në Rusi, mund të ketë një përshpejtim të ofensivës ruse në Ukrainë.

Tiranapost.al