Lajme nga Bota

Qëllohet për vdekje shkencëtari iranian i armëve bërthamore

Qëllohet për vdekje shkencëtari iranian i armëve

Një shkencëtar iranian i armëve bërthamore është qëlluar për vdekje pranë Teheranit.

Mohsen Fakhrizadeh i është bërë pritë në qytetin Absard, 70 km në lindje të Teheranit. Katër persona kanë hapur zjarr dhe dëshmitarë të shumtë kanë dëgjuar shpërthimin.

Fakhrizadeh ka qenë i shoqëruar nga truproja i tij, i cili ka mbetur i plagosur.

Ministria iraniane e Mbrojtjes konfirmoi vdekjen e Fakhrizadeh në një deklaratë.

"Gjatë përplasjes mes ekipit të tij të sigurisë dhe terroristëve, Mohsen Fakhrizadeh u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Për fat të keq, ekipi mjekësor nuk arriti ta shpëtojë atë”, thuhet në deklaratë.

Qëllohet për vdekje shkencëtari iranian i armëve

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif menjëherë identifikoi Izraelin si fajtorin e mundshëm përmes një postimi në Twitter.

Midis 2010 dhe 2012, katër shkencëtarë bërthamorë iranianë u vranë dhe Irani ka akuzuar Izraelin për bashkëpunim në vrasjet. Emri i Fakhrizadeh u përmend specifikisht në prezantimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu si drejtori i projektit të armëve bërthamore të Iranit në 2018-ën.

"Mos harroni atë emër, Fakhrizadeh," tha Benjamin Netanyahu gjatë prezantimit.

*Artikulli i marrë nga The Guardian. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.