Lajme nga Bota

Qendra për emigrantët në Itali kthehet në një vatër infeksioni

Qendra për emigrantët në Itali kthehet në një

Qendra për emigrantët afër qytetit të Trevisos, në Veneto, është kthyer në një vatër infeksioni në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 379 raste të reja me Covid, ku 117 prej të cilëve ishin në këtë qendër.

Gjithashtu 9 persona me Covid humbën jetën, duke pësuar një rritje nga një ditë më parë, ku pati tre viktima.

Ndryshe nga javët e tjera, sot vetëm një rajon nuk paraqiti raste, ai verior i Val ‘Aosta. Totali i viktimave shkon në 35.141, ndërkohë që të prekurit arrijnë në 247.537.