Lajme nga Bota

Qeveria Conte merr votëbesimin edhe në Senat

Qeveria Conte merr votëbesimin edhe në Senat

Pasi mori votëbesimin në Parlament, qeveria e Giuseppe Contes ka marrë votëbesimin edhe në Senat duke shmangur kështu një krizë të mundshme politike.

156 senatorë votuan pro qeverisë Conte, ndërsa kundër 140 dhe 16 abstenuan.

Matteo Renzi njoftoi më 13 janar tërheqjen e dy ministrave Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, pjesë e partisë “Italia Viva”, nga qeveria duke shpjeguar se:"Për të dhënë dorëheqjen duhet guxim dhe një ndjenjë përgjegjësie", ndërsa ka shtoi se "kriza nuk është hapur nga ne, ajo është hapur për muajsh".

Përplasja mes tyre kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondeve të BE lidhur me situatën e pandemisë.

Artikulli i marrë nga TGcom24, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.