Lajme nga Bota

Qindra të plagosur/ Forcat e rendit izraelite përplasen me besimtarët palestinezë brenda xhamisë Al-Aqsa!

Qindra të plagosur/ Forcat e rendit izraelite përplasen me

Forcat e rendit izraelite janë përplasur dhunshëm me besimtarët myslimanë palestinezë përreth xhamisë Al-Asqa, ku ishin mbledhur për lutje dhe për të protestuar kundër dëbimeve të palestinezëve nga qyteti.

Qindra të plagosur/ Forcat e rendit izraelite përplasen me

Në përgjigje të grumbullimit që është konsideruar i jashtëligjshëm nga Policia e Izraelit është qëlluar me plumba gome përkundrejt turmës duke lënë më shumë se 200 palestinezë dhe 17 policë të plagosur, ndërkohë që ende nuk është raportuar një numër ekzakt i të arrestuarve.

Qindra të plagosur/ Forcat e rendit izraelite përplasen me

Po ashtu si çdo vit, tensionet mes palestinezëve dhe autoriteteve hebreje shtohet përgjatë muajit të Ramazanit, kohë kur thirrjet për “xhihad” nga fraksionet ekstremiste shtohet, por edhe vigjilenca e autoriteteve izraelite të mbrojtjes është e shtuar.

Tiranapost.al