Lajme nga Bota

Qipro hap kufijtë nga 9 qershori, por nuk do të lejohen turistët shqiptarë

Qipro hap kufijtë nga 9 qershori, por nuk do të lejohen turistët

Qipro do të rihapë kufijtë nga 9 qershori pas tre muajsh izolim, por i ka selektuar vendet prej të cilave do të presë turistë.

Ministri qipriot i Transportit, Yiannis Karousos, tha se fillimisht do të lejojë fluturimet nga 19 shtete dhe në listën aktuale nuk përfshihet Shqipëria.

Po ashtu, Britania dhe Rusia janë dy nga vendet e tjera që nuk do të lejohen, për shkak të numrit të lart të të infektuarve.

Qipro hap kufijtë nga 9 qershori, por nuk do të lejohen turistët

Ndërkohë që nga 20 qershori do të vendoset për lejim të udhëtimeve dhe nga shtetet e tjera.

Vendet e 'Kategorisë A' - një listë me 13 vende përfshirë Greqinë, Gjermaninë dhe Maltën - nuk do të duhet të paraqesin një certifikatë shëndetësore që vërteton se nuk janë të infektuar.

Qipro hap kufijtë nga 9 qershori, por nuk do të lejohen turistët

Një certifikatë që provon se nuk jen të infektuar do të jetë e nevojshme për turistët që vijnë nga vendet e kategorisë B.

Mes shteteve që do të lejohen nga 9 qershori janë Greqia, Malta, Bullgaria, Norvegjia, Austria, Finlanda, Sllovenia, Hungaria, Izraeli, Danimarka, Gjermania, Sllovakia dhe Lituania.

Vendet nga Kategoria B, Zvicra, Polonia, Rumania, Kroacia, Estonia dhe Republika Çeke do të lejohen si pjesë e fazës së dytë nga 20 qershori./ Burimi Mirror