Lajme nga Bota

Qyteti i Zelandës së Re nuk do dalë nga Lockdown-i

Qyteti i Zelandës së Re nuk do dalë nga Lockdown-i

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar zgjatjen me 12 ditë të lockdownit në qytetin e Auckland për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, të shfaqura 100 ditë pasi vendi festoi largimin e virusit.

Në Zelandën e Re ka katër nivele alarmi, dhe qyteti Auckland është në nivelin tre që nga e mërkuara. Pjesa tjetër e vendit është në nivelin 2.

Kryeministrja tha në deklaratë se me shpresë brenda 12 ditësh të infektuarit do të identifikohen bashkë me kontaktet e tyre dhe do të izolohen që më pas Auckland të kalojë në nivelin dy.

Aktualisht janë 29 raste të reja, të gjitha në atë qytet me 1.5 milionë banorë. Ndërsa 38 persona të tjerë janë aktualisht në karantinë.

Banorëve u është thënë që të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur dhe të qëndrojnë sa më shumë brenda duke mos dalë jashtë. Rregullat me distancim dhe maskë janë në fuqi.

Origjina e shpërthimit të ri në qytetin më të madh të Zelandës së Re po hetohet nga epidemiologët.