Lajme nga Bota

Qyteti italian dhuron një kilogram makarona për këdo që pranon të vaksinohet

Qyteti italian dhuron një kilogram makarona për këdo që

Një qytet në Itali Gragnano, që ndodhet afër Napolit ka vendosur t’i dhurojnë 1 kilogramë makarona çdo personi që pranon të vaksinohet të Shtunën e ardhshme. Gragano është pikërisht edhe qyteti shumë i njohur për prodhimin e të lashtë të makaronave. Pas pajisjeve për fëmijët dhe biletave falas për ndeshjen e futbollit, kjo ide e re mbërrin në provincën e Napolit për të bindur skeptikët që të bëjnë vaksinën që i mbron nga Covid.

Kjo nismë është ndërmarë, duke pasur parasysh numrat e ulët të regjistruar në dy javët e fundit nga fushata e vaksinimit. Takimi është lënë ditën e sotme 18 Shtator, ku personat që duan të vaksinohet do të mirëpriten nga ora 11 e mëngjesit deri në 19 të darkës

Kryebashkiaku i Gragnano Paolo Cimmino apelon për pjesëmarrjen: "Ne kemi pranuar kërkesën e Njësisë Vaksinale të ASL Napoli 3 Sud për një vaksinim në sheshin në Gragnano. Është një iniciativë e shkëlqyer të vaksinohesh, pa rezerva, dhe për t'i dhënë një shtysë këtij virusi tinëzar që ka prekur jetën tonë për gati dy vjet tani ".

Tiranapost.al