Lajme nga Bota

Qyteti në Kinë zhytet nën ujë, 12 të vdekur

Qyteti në Kinë zhytet nën ujë, 12 të vdekur

Provinca Henan në Kinë është mbuluar nga uji. Ekspertët thonë se ky është shiu më me intensitet që ka rënë në 1 mijë vitet e fundit.

Në Zhengzhou, një qytet me mbi 12 milionë banorë në brigjet e Lumit të Verdhë, 12 njerëz vdiqën në një linjë metroje të përmbytur, ndërsa më shumë se 500 u evakuan.

Qyteti në Kinë zhytet nën ujë, 12 të vdekur

Metroja u kthye në një pishinë në të cilën do duhej të notoje. I ftohti për më tepër e ka ndërlikuar situatën.

“Uji arriti në gjoksin tim. Isha vërtet i frikësuar, por gjëja më e tmerrshme nuk ishte uji, por ajri që ishte gjithmonë e më i pakët në kabinë”, shkrante një i mbijetuar në rrjete sociale.

Qyteti në Kinë zhytet nën ujë, 12 të vdekur

Qyteti në Kinë zhytet nën ujë, 12 të vdekur

Nga mbrëmja e së Shtunës deri në të Martën vonë, 617.1 milimetra shi pothuajse e zhytën gjithë qytetin.

Autobusët, trenat dhe metrotë janë pezulluar, kurse shunë fluturime janë shtyrë ose anuluar.