Radioja në Poloni shkarkon gazetarët, i zëvendëson me AI
E Enjte 24 Tetor 2024, 12:49
TiranaPost
Një radio në Poloni shkarkoi gazetarët dhe i zëvendësoi me “prezantues” të Inteligjencës Artificiale.
Radio Krakow e ka cilësuar këtë si “eksperimenti i parë në Poloni në të cilin gazetarët…janë personazhe virtualë të krijuar nga AI”.
“A është inteligjenca artificiale më shumë një mundësi apo një kërcënim për median, radion dhe gazetarinë? Ne do të kërkojmë përgjigje për këtë pyetje”, shkroi në një deklaratë kreu i stacionit, Marcin Pulit.
Më shumë se 15,000 kanë nënshkruar peticion kundër këtij vendimi.