Lajme nga Bota

Raporti i Freedom House: Demokracia pësoi rënie në të gjithë globin; SHBA dhe shtetet e tjera të mëdha janë më pak të lira

Raporti i Freedom House: Demokracia pësoi rënie në të

Freedom House në raportin e saj për vitin 2020 ka ngritur alarmin se niveli i demokracisë ka pësuar rënie në të gjithë globin. Dy shkaqet primare të kësaj situate kanë qenë pandemia e COVID-19 si dhe shtimi i konflikteve ushtarake në disa rajone të globit. Në krahasim me vitin 2019 Freedom House raporton se tiranët kanë shënuar fitore të mëdha përkundrejt lirive të njeriut dhe parimeve demokratike. Tortura, dënimet e gjata me burg, dhe vrasjet politike kanë pasur një rritje alarmante.

Marzhi i regresit ka qenë më i madhi në një vit që prej 2006, teksa 75% e shteteve kanë pësuar rënie në standartet e demokracisë. Dy fuqi të mëdha që regjistrojnë hapa të mëtejshëm drejt autokracisë janë Rusia dhe Kina ku persekutimi i kundërshtarëve politikë dhe diskriminimi i minoriteteve ka qenë fenomen i shtuar.

Raporti i Freedom House: Demokracia pësoi rënie në të

Shtetet më problematikë për kushtet e lirisë politike kanë qenë: Bjellorusia ku ka pasur zgjedhje jo të lira dhe ku kundërshtarët politikë dhe qindra protestues janë gjetur prapa hekurave. Ky shtet ka humbur 8 pikë në vlerësimin e lirisë; Hong-Kong ku forcat e rendit të urdhëruar nga Pekini kanë dhunuar protestuesit pro-demokracisë; Venezeula ku presidenti Maduro ka vazhduar persekutimet politike dhe shtypjen e pluralizmit; India, ku nacionalizmi hindu ka shtuar konfliktin me indianët e fesë islame duke e rrëzuar kështu vendin në një demokraci “pjesërisht të lirë”.

Raporti i Freedom House: Demokracia pësoi rënie në të

Prej vitit 2005 deri në vitin 2020 vendet të cilat kategorizohen si “plotësisht të lira” ka rënë nga 89 në 82, ndërkohë numri i shteteve krejtësisht jo të lira është rritur nga 45 në 54.

Raporti i Freedom House: Demokracia pësoi rënie në të

Vetë bastioni i demokracisë liberale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pësuar një rënie prej 11 pikësh, kryesisht për shkak të refuzimit të paprecedent të ish-presidentit Donald Trump për të pranuar humbjen dhe rotacionin normal të pushtetit, por edhe për shkak të dhunës nga ana e policisë përkundrejt minoriteteve jo të bardha. Sipas Freedom House, institucionet amerikane janë aktualisht më të dobëta sesa kanë qenë që prej fillimit të matjeve të standarteve të demokracisë.

Përshtatur në shqip nga Raporti i “Freedom House”/ tiranapost.al