Lajme nga Bota

Raporti zbuloi se blinte të brendshme 2 mijë euro në muaj, deputetja franceze jep dorëheqjen

Raporti zbuloi se blinte të brendshme 2 mijë euro në muaj,

Një yll në rritje i partisë së presidentit francez Emmanuel Macron është larguar nga parlamenti. Coralie Dubost hoqi dorë nga detyra pasi një rishikim i shpenzimeve të financuara nga taksapaguesit zbuloi se ajo shpenzonte më shumë se 3500 dollarë në muaj për të blerë veshje dhe të brendshme.

Raporti zbuloi se blinte të brendshme 2 mijë euro në muaj,

Coralie Dubost ishte deputete dhe nënkryetare e La République En Marche!. Ajo është akuzuar për keqmenaxhim të ekipit të saj dhe abuzim me kompensimin e shpenzimeve në një raport konfidencial të dorëzuar në parlament dhe të publikuar nga organizata mediatike franceze, Mediapart.

Raporti zbuloi se blinte të brendshme 2 mijë euro në muaj,

Raporti zbuloi se blinte të brendshme 2 mijë euro në muaj,

39-vjeçarja është një nga figurat e rekrutuara nga vetë Macron. Ajo ishte deputete e Montpellier që prej 2017-ës. Vitin e kaluar u komentua pasi i dha fund një lidhjeje dyvjeçare me Olivier Veran, ministër i Shëndetësisë.

Raporti zbuloi se blinte të brendshme 2 mijë euro në muaj,

Hetimi konfidencial i etikës parlamentare e akuzoi gjithashtu atë për 'keqmenaxhim' të ndihmësve të saj duke u kërkuar atyre të kujdeseshin për punët e saj personale si pastrimin kimik apo riparimet e këpucëve.

Raporti e akuzon atë se veç të tjerash ka përdorur edhe gjuhë nënçmuese ndaj stafit të saj.

Analiza e shpenzimeve të saj tregoi se ajo pagoi 1500 euro (2208 dollarë) deri në 2000 euro për të brendshme, veshje dhe udhëtime nga një pagesë fikse mujore prej rreth 5374 euro, e cila ka për qëllim të mbulojë shpenzimet që lidhen me detyrat zyrtare. Deputetët francezë marrin një pagë bazë vjetore prej 86,000 €, ose rreth 7200 € në muaj.

Raporti zbuloi se blinte të brendshme 2 mijë euro në muaj,

“Ka ardhur koha që të tërhiqem nga jeta politike dhe t'i përkushtohem familjes. Unë nuk do të jem kandidate për rizgjedhjen time. Ditët e fundit kam qenë në shënjestër të sulmeve të padrejta, të cilat i bëjnë dëm grupit tim politik, afateve elektorale dhe në përgjithësi demokracisë”, njoftoi Dubost në Twitter, pasi qëndroi në heshtje për 48 orë pas publikimit të raportit ditën e diel.

“Ka veshje parlamentare dhe veshje personale ... Unë nuk vesh të njëjtat rroba në jetën time personale dhe profesionale,' tha Dubost për Mediapart, teksa komentoi raportin.

Ajo fajësoi një prej këshilluesve të saj, i cili sipas saj e ka keqorientuar në ato që duhet të blejë me paratë e shpenzimeve që shteti i kompeson.