Lajme nga Bota

Raportime se Lavrov pësoi atak në zemër sapo mbërriti në Bali, ç’thotë Rusia

Raportime se Lavrov pësoi atak në zemër sapo mbërriti

Disa media të huaja raportuan më herët se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shtrua në spital pasi mbërriti në Bali, Indonezi për të marrë pjesë në samitin e G20, teksa citonin 2 zyrtarë indonezianë.

Sipas raportimit Lavrov pësoi një atak në zemër.

Rusia nga ana tjetër i ka quajtur të rreme këto lajme. Një zëdhënësë e ministrisë së Jashtme u shpreh se ministri ndodhej në hotel dhe nuk ka asnjë problem.

“Ne i lexojmë lajmet dhe nuk u besojmë syve”, u shpreh Maria Zakharova.

Ministria e Jashtme ruse ka publikuar edhe një video të Lavrov Lavrov,teksa thotë se lajmi për dërgimin e tij në spital është një 'lojë politike'.

Lavrov po përfaqëson Putinin në Samit.