Lajme nga Bota

Rasti i Britney Spears nxit kërkesat nga aktivistët për kufizimin e dhënies së kujdestarisë në Kaliforni

Rasti i Britney Spears nxit kërkesat nga aktivistët për kufizimin

Aktivistët për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe avokatët e Britney Spears mbështetën një propozim të Kalifornisë për të ofruar më shumë mbrojtje për ata që janë nën kujdestari të urdhëruar nga gjykata, duke promovuar alternativa më pak kufizuese.

Kjo lëvize erdhi pasi seanca e fundit e Spears ngriti sërish diskutime në një sallë gjyqi të Los Anxhelos .

Seanca dëgjimore për zgjidhjen e çështjeve pas mbarimit të kujdestarisë së Spears u shndërrua në një debat me akuza të ndërsjella midis avokatëve të Spears dhe babait të saj, dhe çështja duket se do të zgjasë për të përcaktuar të vërtetën e akuzave të Spears kundrejt të atit.

Rasti është 'Ekspozita#1' që po përdoret nga grupe si Disability Voices United, Disability Rights California, Disability Rights Education and Defense Fund, dhe Free Britney LA, të cilët thonë se ato që janë nën një kujdestari në Kaliforni keqpërdoren dhe shfytëzohen. Më të përfshirë në të tilla raste janë ata njerëz me aftësi të kufizuara zhvillimore ose intelektuale, ose ata me probleme të lidhura me moshën si demenca ose Alzheimer.

Të tilla grupe pretendojnë se ata që janë në të njëjtën gjendje si Spears mund të ndihen pa zgjidhje në një sistem që u heq të drejtat e tyre civile dhe aftësinë për të mbrojtur veten e tyre.

"Konservatori duhet të jetë i rrallë dhe zgjidhja e fundit," tha Judy Mark, presidente e Disability Voices United, "Paracaktimi duhet të jetë që personat me aftësi të kufizuara të ruajnë të drejtat e tyre dhe të marrin mbështetje kur u nevojitet."

Ligji i Kalifornisë thotë se kujdestaria duhet të urdhërohet vetëm nëse një gjykatës vendos se është alternativa më pak kufizuese. Por avokatët thonë se ato shpesh imponohen pa marrë në konsideratë opsionet e tjera.