Lajme nga Bota

Raundin e parë të debatit për kryeministër në Britani e fiton Liz Truss

Raundin e parë të debatit për kryeministër në Britani e

Është mbajtur dje debati i parë publik mes dy kandidatëve për kryeministër në Britaninë e Madhe.

Rishi Sunak nisi një seri sulmesh të furishme ndaj Liz Truss gjatë debatit televiziv teksa luftoi dëshpërimisht për të fituar mbi konservatorët, por një sondazh tregon se ai nuk arriti të fitonte mbi Truss.

Të dy kandidatët po luftojnë të zëvendësojnë vendin bosh të Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen.

Raundin e parë të debatit për kryeministër në Britani e

Ai i tha Truss se ishte e papërgjegjshme, imorale dhe jo konservatore të ofrohej për të ulur taksat menjëherë dhe të mos e bënte.

Por Sekretarja e Jashtme përsëriti vendosmërinë e saj se në mes të krizës së pandemisë e rëndësishme ishte që nuk ishte rritur asnjë taksë.

Rezultati ishte zhgënjyes për Sunak, i cili kishte pritshmëri të dilte në krye.

Truss hodhi poshtë mundësinë që Johnson të ketë një punë të re apo detyrë të re në qeverinë e saj. Beteja vazhdon!