Lajme nga Bota

Reagon për herë të parë ISIS për shpërthimin e koronavirusit

Reagon për herë të parë ISIS për shpërthimin e

Ka pasur shumë diskutime në rrjet, për origjinën e koronavirusit. Teori konspirative nga më të ndryshmet, ka pasur dhe nga ata që kanë thënë se ISIS ka krijuar virusin, edhe pse së fundmi studiuesit kanë kanë thënë se virusi ka ardhur nga lakuriqi i natës më pas tek një kafshë dhe përmes kafshës ka mbërritur tek njeriu.

ISIS ka thyer për herë parë heshtjen që pas shpërthimit të koronavirusit. Sipas organizatës terroriste, Zoti e krijoi virusin dhe shpresojnë që të përhapet sa më shumë tek jobesimtarët.

Shteti Islamik ka publikuar një letër në al-Naba ku jepen edhe udhëzime që anëtarët të merren me përhapjen e virusit.

Letra e tyre fillon me: Zoti ua ka imponuar nga dhimbja e tij për jo besimtarët. Virusi është përgjigje e Zotit. Ne i kërkojmë Zotit t'i shpëtojë vetëm besimtarët nga gjithçka. Ndëshkimi i tij është i ashpër por i mëshirshëm ndaj atyre që i binden ligjeve të tij.

Për besimtarët, ka publikuar një udhëzues të rregullave që duhet të ndiqen për të mos u infektuar.

Reagon për herë të parë ISIS për shpërthimin e

Nuk dihet ende nëse do ketë reagime nga liderët në botë.

Burimi: Daily Mail.