Lajme nga Bota

Regjistrohen mbi dy milionë të vdekur nga Covid në të gjithë botën

Regjistrohen mbi dy milionë të vdekur nga Covid në të

Numri i viktimave nga Covid-19 në botë ka kaluar shifrën dy milionë. Që nga fundi i vitit 2019 kur bësohet të jenë regjistruar rastet e para dhe deri më 15 janar 2020, sipas World Meters, kanë humbur jetën 2,012,458 dhe janë infektuar 94.030.444 persona.

Edhe pse janë zbatuar masa të ashpra kundër Covid shifrat vijojnë të jënë të larta dhe SHBA vijon të kryesojë listën me numrin më të madh të të infektuarve dhe vdjekjeve.SHBA raporton 23,986,692 të infektuar dhe 400,252 viktima në total. Në vendin e dytë renditet India dhe në të tretin Brazili.

Për herë të parë, Covid-19 u zbulua në Wuhan të Kinës dhe shumë shpejt u shpërnda në tërë botën duke detyruar Organizatën Botërore të Shendetësisë ta shpallë në fillim të vitit 2020 pandemi.