Lajme nga Bota

Rekord botëror, kush është vendi me pagën minimale më të lartë

Rekord botëror, kush është vendi me pagën minimale më

Gjeneva do të prezantojë një pagë minimale prej pothuajse 4000 euro  në muaj, e cila raportohet të jetë më e larta në botë.

Vendasit miratuan masën në një mënyrë të papritur pas raporteve të rritjes së varfërisë si pasojë e Covid në qytetin zviceran. Pas refuzimit dy herë me radhë, në vitin 2011 dhe në vitin 2014-të 500,000 votues kaluan pagën minimale të propozuar nga sindikatat lokale dhe partitë e majta.

Pandemia ishte ajo që dha impulsin përfundimtar për masën, e cila vendos 21 euro për pagën minimale në një orë.

Zviceranët janë shprehur se kohët e fundit ishin parë njerëz që mbanin radhë për të marrë ushqim dhe një gjë e tillë ishte shokuese shkruan "The Guardian".

Ata pranojnë se familjet zvicerane e kanë të vështirë të mbijetojnë në një shtet në të cilin kostoja e jetës së përditshme është shumë e lartë.

Mesatarisht qiratë mujore të banesave janë rreth 1800 – 2000 euro në muaj. Më pas vijnë shpenzimet për sigurimet, sidomos ato shëndetësore. Një gjë e tillë çon drejt krizës familje të cilat nuk paguajnë dot shpenzimet e spitalit.

Por ky vendim vështirëson jetën e sipërmarrjeve të vogla. Në Zvicër punohet 42 orë në javë. Dhe shumë prej këtyre sipërmarrjeve duhet të bëjnë tashmë rritje rroge me pesë euro ora sipas vendimit të ri.

Katër mijë euro pagë minimale në Gjenevë janë dyfishi i mbi 2 mijë euro pagë minimale në Luksemburg , pra rekord në Europë. Ndërsa në Irlandë dhe Holandë zbret në 1600.

Janë mbi 30 mijë persona ata që përfitojnë nga ky vendim, dhe dy të tretat janë gra të punësuara.