Lajme nga Bota

Reperi kundër rrymës së artistëve: Do votoj Trump, s’dua të bëhem 20 Cent me Biden

Reperi kundër rrymës së artistëve: Do votoj Trump,

Reperi 50 Cent është ndër artistët e paktë që ka dalë publikisht në mbështetje të presidentit aktual Donald Trump dhe thotë se do votojë për të në zgjedhjet e 4 nëntorit. Në një postim në Twitter, reperi i famshëm tha se nuk do të bëhet 20 Cent sipas planit të kandidatit Joe Biden, për vendosjen e taksave më të larta.

"Nuk dua të jem 20 Cent. 62% është një ide shumë, shumë, e keqe. nuk më pëlqen! "

Reperi kundër rrymës së artistëve: Do votoj Trump,

Trump ndërkohë mban shpresa tek votave e njerëzve me ngjyrë dhe hispanikët, të cilët i ka sulmuar jo në pak raste.

Joe Biden ka propozuar rritjen e nivelit të taksave për bizneset dhe ata që fitojnë 400 mijë dollarë e lart në vit, duke përmbysur një pjesë të ligjit të taksave të Trump në 2017-ës  që uli normën e lartë federale për individët nga 39,6 përqind në 37 përqind.

Në fund të postimit të tij, këngëtari i njohur shkruan: Nuk më intereson që Trump nuk i pëlqen njerëzit me ngjyrë. Taksa 62%? A jeni në terezi???

Nga ekipi i Fushatës nuk ka ndonjë replikë lidhur me planin e taksave të Biden, por deri më tani ai ka mbledhur shumë mbështetës, këngëtarë aktorë e të tjerë të njohur të cilët bëjnë thirrje përmes rrjeteve sociale që të votojnë kundër Trump!

Trump dhe Biden kanë sonte përballjen e fundit për garën presidenciale.