Lajme nga Bota

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse të njerëzimit

Për ata që mendojnë se diçka e çuditshme ka ndodhur me botën, me shpërthimin e virusit Covid-19 duhet të dinë se njerëzimi ka kaluar viruse vdekjeprurëse, disa prej të cilave janë ende aktive sot dhe vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. Revista Science ka publikuar 12 viruset me vdekjeprurëse të njerëzimit dhe Covid-19 futet në listë, para MERS-IT.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Marburg virus:  Shkencëtarët e identifikuan virusin Marburg në vitin 1967. Shpërthimi ndodhi tek punonjësit e një loboratori në Gjermani, të cilët ishin ekspozuar tek disa majmunë të infektuar, të importuar nga Uganda. Është virus i ngjashëm me Ebola dhe shkakton ethe dhe hemorragji në trup. Kjo shkakton më pas vdekje të organeve të trupit. Shkalla e vdekshmërisë në shpërthimin e parë ishte 25%, por u bë më shumë se 80% në shpërthimin e viteve 1998-2000 në Republikën e Kongos, si dhe në shpërthimin e vitit 2005 në Angola.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Ebola: Shpërtheu në të njëjtën kohë në Sudan dhe Kongo në vitin 1976. U përhap përmes kontaktit me gjak dhe lëngje të tjera të trupit, nga inde të njerëzve të infektuar ose kafshët. Disa viruse të Ebola-s nuk i sëmur njerëzit deri në vdekje, por për llojin Bundibugyo, shkalla e vdekshmërisë shkon deri në 50%, dhe 71% në llojin që shpërtheu në Sudan.  Aktualisht virusi është aktiv në Afrikën Perëndimore nga viti 2014. Është shpërthimi më i madh dhe më i rrezikshmi deri më sot.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Virusi i tërbimit:  Vaksina që doli për të luftuar tërbimin e kafshëve në vitin 1920, ka ndihmuar që të mos përhapet në botën e zhvilluar. Por mbetet problem serioz për jetën në Indi dhe pjesë të Afrikës. Ky virus të shkatërron trurin. Nëse një person kafshohet nga një kafshë me tërbim, duhet të trajtohet urgjentisht, përndryshe duhet pak kohë që truri i njeriut të shkatërrohet. Nëse nuk trajtohesh, shkallja e vdekjes është 100%.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Virusi HIV: Në botën moderne, virusi më vdekjeprurës nga të gjithë është HiV dhe vijon të mbetet vrasësi më i madh. Rreth 32 milion njerëz kanë vdekur nga HIV që kur sëmundja u njoh për herë të parë në fillim të viteve 1980.  Ilaçet e forta antivirale kanë bërë të mundur që njerëzit të jetojnë prej vitesh me HIV. Por sëmundja vazhdon të shkatërrojë shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku ndodhin 95% e infeksioneve të reja me HIV. Gati 1 në çdo 25 të rritur brenda rajonit Afrikan është me HIV, që përbën më shumë se dy të tretat e njerëzve që jetojnë me HIV në të gjithë botën.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Virusi Smallpox: Në vitin 1980, bota u shpall për herë të parë pa virusin vdekjeprurës. Para këtij viti, njerëzit luftuan me mijëra vite. Sëmundja vriste 1 në tre të infektuar. Edhe të mbijetuarit pësuan dëmtime të mëdha të përhershme. Shumica e tyre me verbëri. Shkalla e vdekshmërisë ishte shumë më e lartë në popullatat jashtë Evropës. Historianët vlerësojnë se 90% e popullsisë vendase të Amerikës vdiqën nga virusi. Vetëm në shekullin 20, SmallPox vrau 300 milion njerëz në gjithë botën.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Hantavirus: Shkakton sindromën pulmonare. Në vitin 1993, dy të rinj të shëndetshëm nga Amerika vdiqën brenda ditës për shkak të bllokimit të frymëmarrjes. Disa muaj më vonë, autoritetet shëndetësore arritën të izolonin hantavirusin. Rezultoi se virusi kishte dalë nga një mi që jetonte në shtëpinë e tyre. Më shumë se 600 njerëz u infektuan dhe 36% në total kanë vdekur. Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por infektohesh nëse afrohesh në pikat ku qëndrojnë minjtë e infektuar.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Influenza: Gjatë një sezoni tipik gripi, deri në 500,000 njerëz në të gjithë botën do të vdesin. Por herë pas here, kur shfaqet një virus i ri gripi, rezulton me një përhapje më të shpejtë të sëmundjes dhe shpesh me shkallë më të lartë të vdekshmërisë.

Pandemia më vdekjeprurëse e gripit, është gripi spanjoll, filloi në vitin 1918, u infektuan deri në 40% të popullsisë në botë dhe vdiqën 50 milion njerëz. Shkencëtarët thanë asaj kohe, se nësë një virus i tillë do gjente rrugën për të prekur popullatën, do ishim para një pandemie të frikshme.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Virusi Dengue: u shfaq për herë të parë në vitet 1950 në Filipine dhe Tajlandë, dhe që nga ajo kohë është përhapur në të gjitha rajonet tropikale dhe subtropikale të globit. Deri në 40% të popullsisë së botës tani jeton në zona ku dengue është aktive. Sa më ngrohtë të jetë,  aq më shumë jeton virusi. Sipas OBSH 50 deri në 100 milionë njerëz në vit infektohen nga virusi. Edhe pse shkalla e vdekshmërisë është më e ulët se disa viruse të tjera, me 2.5%, virusi mund të shkaktojë një sëmundje të ngjashme me Ebola-n nëse nuk trajtohet. Vaksina për këtë virus u aprovua në vitin 2019 dhe është e disponueshme për moshat 9-45 vjeç. Virusi përbën ende rrezik për komplikacione.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Rotavirusi: Dy vaksina kemi në dispozicion sot për të mbrojtur fëmijët nga rotavirusi, që shkakton sëmundjen e rëndë të diarresë tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Virusi mund të përhapet me shpejtësi, përmes asaj që studiuesit e quajnë rruga fekalo-orale. Edhe pse fëmijët në botën e zhvilluar rrallë vdesin nga infeksioni rotavirus, sëmundja është një vrasës i vërtetë në botën në zhvillim, pasi vaksinat nuk janë në dispozcion në gjithë botën. OBSH vlerëson se në të gjithë botën, 453,000 fëmijë më të vegjël se mosha 5 vjeç vdiqën nga infeksioni në vitin 2008. Por vendet që kanë futur vaksinën kanë raportuar rënie të numrit të shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Virusi Sars Cov: Virusi që shkakton sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute u shfaq për herë të parë në vitin 2002 në provincën Guangdong të Kinës jugore. Virusi doli nga lakuriqi i natës, pastaj tek lloji civets dhe më pas mbërriti tek njerëzit. Pasi shpërtheu në Kinë, SARS u përhap në 26 vende të botës, duke infektuar më shumë se 8000 njerëz dhe duke vrarë më shumë se 770 vetëm gjatë dy viteve. Sëmundja shkakton ethe, të dridhura dhe dhimbje të trupit, dhe shpesh përparon në pneumoni, një gjendje e rëndë në të cilën mushkëritë mbushen me qelb. SARS ka një normë të llogaritur të vdekshmërisë prej 9.6%, dhe deri më tani, nuk ka asnjë trajtim të aprovuar ose vaksinë. Sidoqoftë, asnjë rast i ri i SARS nuk është raportuar që nga fillimi i viteve 2000.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

SARS-CoV-2 i përket të njëjtës familje të madhe të viruseve si SARS-CoV, të njohur si koronaviruse. U identifikua për herë të parë në dhjetor 2019 në qytetin kinez Wuhan. Virusi ka të ngjarë të jetë transmetuar nga lakuriqët e natës dhe kaloi përmes një kafshe përpara se të infektonte njerëzit. Ka një përpjekje në të gjithë botën për diagnozën e saktë, trajtimin dhe vaksinën. Sëmundja e shkaktuar nga SARS-CoV-2, e quajtur COVID-19, ka një normë të vlerësuar të vdekshmërisë prej rreth 2.3%. Personat që janë më të moshuar ose kanë probleme shëndetësore duket se janë më të rrezikuar. Simptomat e zakonshme përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe probleme me frymëmarrjen. Sëmundja mund të përparojë në pneumoni në raste të rënda.

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse

Virusi Mers: Shpërtheu për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012 dhe më pas në Korenë e Jugut në vitin 2015. Virusi MERS i përket të njëjtës familje të viruseve si SARS-CoV dhe SARS-CoV-2, dhe ka të ngjarë të ketë origjinë nga lakuriqët gjithashtu. Sëmundja infektoi devetë përpara se të kalonte te njerëzit. Virusi shkakton ethe, kollitje dhe problem të frymëmarrjes te personat e infektuar.

MERS shpesh përparon drejt pneumonisë së rëndë dhe ka një normë të vlerësuar të vdekshmërisë midis 30% dhe 40%, duke e bërë atë më vdekjeprurësin e koronaviruseve të njohura që kaluan nga kafshët tek njerëzit. Ashtu si me SARS-CoV dhe SARS-CoV-2, MERS nuk ka trajtime ose vaksinë të aprovuar. 

Revista Science: Këto janë 12 viruset më vdekjeprurëse