Lajme nga Bota

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda dhomave ku u bënë xhirimet e The Godfather e jo vetëm

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Njihet ndryshe si rezidenca e Hollivudit, pasi ka një histori të gjatë me të famshëm që kanë shkelur aty. Rezidenca në Beverly Hills ka dalë në shitje për 119 milionë dollarë, ka 18 dhoma gjumi dhe në të janë xhiruar skenat e filmave të famshëm si The Godfather, The Bodyguard, apo videoklipi i Beonce, Black is King.

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Rezidenca u shfrytëzua në muajin e mjaltit të Jacqueline dhe John F. Kennedy dhe shërbeu si selia zgjedhore e ish-presidentit. Por pavarësisht gjithë këtyre duket se askush nuk dëshiron të blejë këtë pronë, ose ndoshta askush nuk mund ta përballojë çmimin, më të lartin e një residence në shitje në SHBA.

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Sipërfaqja e vilës është 3.5 hektarë, ka 25 banjo dhe pishinë me madhësi olimpike. Rezidenca ka qenë brenda dhe jashtë tregut për 10 vjet, por pa asnjë blerës apo qoftë të interesuar për të.

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

E vendosur vetëm tre blloqe larg nga Bulevardi Sunset, rezidenca krenohet me fusha tenisi, kinema dhe tarraca të mëdha të cilat mund të akomodojnë rreth 400 mysafirë. Karakteristika të tjera përfshijnë sallën e hyrjes 82 metra të gjatë, klub nate dhe bodrum vere në stilin Art Deco, një garazh me tetë makina, dhoma kinemaje dhe dhoma SPA dhe masazhesh.

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Prona i përkiste manjatit William Randolph Hearst, i cili ishte i njohur për festat e tij që zhvillonte në rezidencë shumë para vdekjes së tij në vitin 1951. Shtëpia u ndërtua fillimisht në vitin 1927.

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Rezidenca që ndoshta s’do shitet kurrë. Pamje nga brenda

Agjentët e pasurive të patundshme thonë se rezidenca për shkak të stilit mund të tërheqë vëmendjen e ndonjë miliarderi nga Kina, Hong Kongu apo Lindja e Mesme. Pse jo edhe ndonjë manjati biznesi nga Londra? Por deri më tani rezidenca i ka dyert e kyçura.

*Tiranapost.al.