Lajme nga Bota

Rikthehet teoria e daljes së virusit nga laboratori. Kreu i OBSH vë nën presion Kinën, çfarë i kërkon

Rikthehet teoria e daljes së virusit nga laboratori. Kreu i OBSH vë

Pekini ka mohuar vazhdimisht që Covid ka shpërthyer nga një incident në Institutin e Virologjisë së Wuhanit, por OBSH nuk e ka futur në listën e mundësive të përjashtuara.

Referuar raportit të shkencëtarëve që shkuan në Wuhan për të bërë studime, nuk ka shumë gjasa që virusi të ketë dalë nga laboratori i Wuhanit, por OBSH thotë se rapori nuk është përfundimtar. Raporti thoshte se ishte gati e pamundur të ketë ndodhur, por së fundmi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus nuk ka pranuar të eliminohet asnjë mundësi, dhe ka bërë thirrje që Kina të lejojë shkencëtarët të bejnë hetime më të thella në laboratorë dhe në tregjet pranë Wuhanit.

Rikthehet teoria e daljes së virusit nga laboratori. Kreu i OBSH vë

"Ne presim që Kina të mbështesë këtë fazë të ardhshme të procesit shkencor duke ndarë të gjitha të dhënat përkatëse në një frymë transparence. Në të njëjtën mënyrë, ne presim që të gjitha Shtetet Anëtare të mbështesin procesin shkencor duke u përmbajtur nga politizimi i tij," deklaroi kreu i OBSH-së të premten.

Rikthehet teoria e daljes së virusit nga laboratori. Kreu i OBSH vë

Kina është akuzuar edhe gjatë shpërthimit të SARS në vitet 2002 dhe 2003 pasi siç thuhet u përpoq të fshihte shpërthimin nga pjesa tjetër e botës dhe këtë e vë në pah doktori dhe profesori në Universitetin Duke në North Karolina, Gregory Gray.

Kina mori fillimisht vlerësime nga OBSH se u tregua transparente me shpërthimin e pandemisë. Dhe Pekini shpesh kujtoi botën se ata lejuan një ekip ekspertësh ndërkombëtarë të hetonin origjinën e virusit për një periudhë tre javore, si pjesë e misionit të përbashkët OBSH-Kinë. Hulumtimi i tyre përfshinte të folurit me disa njerëz që punojnë në Institutin e Virologjisë Wuhan, por dyshohet se ata kanë gënjyer nën presionin e zyrtarëve të qëverisë.

Pavarësisht se kreu i agjencisë pa një nevojë për studime të mëtejshme në të gjitha hipotezat, Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze i është referuar raportit si një "raport definitiv zyrtar". Zyrtarët kinezë i janë referuar raportit në të paktën tre raste të tjera dhe shpesh si përgjigje ndaj kërkesës nga SHBA-të për hetime më të thelluara.

Në fillim u komentua si teori konspirative ideja e daljes së virusit nga laboratori, por mundësia që të jetë e vërtetë po theksohet nga dita në ditë. Disa ligjvënës amerikanë kanë bërë thirrje për studime të mëtejshme dhe kanë akuzuar Kinën për mbulimin e këtij incidenti fatal.

Agjencia e Inteligjencës së SHBA-ve deklaroi se dalja e virusit nga laboratori ishte mundësia më pak e mundshme, por Presidenti Joe Biden udhëzoi grupin të dyfishojë përpjekjet që bota të marrë informacionin e saktë njëherë e mirë se nga e ka origjinën kjo pandemi dhe nga doli ky virus.

Pekini akuzon SHBA-të se po përfiton nga pandemia dukë vënë në lojë Kinën për pushtet politik.

Zhvillimet e fundit dhe kërkesa e kreut të OBSH pritet të rikthejë sërish hetimet mbi origjinën e virusit. Dhe duket se këtë radhë do të jetë me e lehtë. Shkencëtarët thonë se nëse punonjësit e laboratorit nuk do të jenë të gatshëm apo do të kenë frikë të bashkëpunojnë, mund të kryhet një hetim falë mostrave globale si dhe mund të detyrohen të zbardhin bisedat e agjencive me zyrtarë të Institutuit të Virologjisë në Wuhan.

*Artikulli i Newsweek, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.