Lajme nga Bota

Rishi Sunak u drejtohet britanikëve në intervistën e parë: S`mund t`i zgjidh gjithë problemet tuaja

Rishi Sunak u drejtohet britanikëve në intervistën e parë:

Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak ka dalë në një intervistë për The Times ku me fjalë të thjeshta u është drejtuar qytetarëve të tij duke thënë: Unë s`mund të zgjidh të gjitha problemet tuaja!

Sunak e ka vënë theksin sidomos tek vështirësitë e familjarëve sot për të paguar kreditë. Banka e Britanisë ka rritur normat e interesit, më të lartën në 15 vitet e fundit, për shkak të rritjes së inflacionit dhe kjo ka rënduar në xhepat e kredimarrësve.

Sunak ka thënë se është duke menduar dhe diskutuar për të bërë maksimumin për të lehtësuar këtë barrë.

“Duhet të sigurohemii që ndërsa po i bëjmë gjërat, po i bëjmëi në mënyrën më të drejtë e të sinqertë me njerëzit, pasi natyrisht, asnjë qeveri nuk mund të zgjidhë çdo problem. Jeta nuk është aq e thjeshtë. Unë e di absolutisht ankthin që njerëzit kanë për kreditë e shtëpisë. Është një nga faturat më të mëdha që njerëzit kanë për të paguar. Pra, ajo që dua t'u them njerëzve është se do të bëj absolutisht gjithçka që mundem për të kapërcyer këtë problem, për të kufizuar rritjen e atyre normave të hipotekave. Unë mendoj se inflacioni është armiku numër një, siç tha me të drejtë Margaret Thatcher. Inflacioni ka ndikimin më të madh tek ata me të ardhura më të ulëta. Kështu që unë dua të kontrolloj inflacionin”, tha ai.