Lajme nga Bota

Robbie do ja lërë gruas vendimin për vaksinën e Covid: Unë kam dyshime dhe frikë

Robbie do ja lërë gruas vendimin për vaksinën e Covid:

Robbie Williams nuk do të jeta ai që do marrë vendimin nëse bashkë me anëtarët e familjes do të bëjnë vaksinën e koronavirusin, kur të dalë dhe nëse del. Në një intervistë ai ka thënë se vendimin do t’ja lërë gruas së tij më të arsyeshme dhe se në fund do bëjë çtë thotë ajo.

Gjatë bisedës gazetarja Anna Brees i tha: Ne na duhet të marrim një vendim së shpejti rreth vaksinës, apo jo?

Robbie përgjigjet: Po ne duhet. Është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për shëndetin e familjes. Kam lexuar informacione të dorës së dytë, nuk po them se ato që kam lexuar janë të vërteta, por unë do bëj çfarëdo që të gruaja ime të vendosë. Kur vjen puna për vaksinën, unë kam dyshime, shqetësime dhe frikë, siç kam pasur kur kam çuar fëmijët për tu vaksinuar.

Robbie do ja lërë gruas vendimin për vaksinën e Covid:

Por për shkak se unë di disa informacione që i kam lexuar në forume, apo në rrjetet më të errëta të internetit, a do të thotë kjo se nuk do i vaksinoj fëmijët? Unë nuk e di. Do ia lë në dorë gruas time.

Intervista e tij u përhap gjerësisht pasi ai tha se në të vërtetë teoria e Komplotit PizzaGates, nuk është demaskuar, apo të jetë vërtetuar e kundërta.