Lajme nga Bota

Roboti artist Ai-Da arrestohet në Egjipt

Roboti artist Ai-Da arrestohet në Egjipt

Ligjet e ashpra të egjiptit nuk ndalen. Këtë herë, megjithatë, nuk ishte një burrë ai që u arrestua, por një robot. Krijesa artificiale në fjalë quhet Ai-Da dhe është krijuar dy vite më parë në Britaninë e Madhe nga dy inxhinierë nga Oksfordi. Karakteristika e saj dalluese është që ajo është artiste. Gruaja robot, në fakt, është e famshme në botë për pikturat e saj, të bëra në liri të plotë.

Ai-Da ishte në Kajro për të marrë pjesë në ekspozitën e artit bashkëkohor “Forever is Noë”, por me të mbërritur në aeroport ajo u ndalua dhe u arrestua. Roboti është cilësuar si një rrezik sigurie nga rojet egjiptiane pasi kishte kamera të instaluara në sytë e saj.

Roboti artist Ai-Da arrestohet në Egjipt

Ai-Da u akuzua si spiune britanike dhe u mbajt në qeli për dhjetë ditë. U desh ndërhyrja e ambasadës britanike për ta liruar.

"Ajo është një robot-artiste, jo një spiun, situata është ironike: qëllimi i Ai-Da është pikërisht të paralajmërojë burrat kundër abuzimeve të teknologjisë dhe në vend të kësaj pikërisht për shkak të strukturës së saj teknologjia ka qenë ajo që e ndaloi”, tha krijuesi i saj Aidan Meller.

Roboti artist Ai-Da arrestohet në Egjipt

Roboti-artist është krijesa artificiale më e sofistikuar e krijuar vitet e fundit dhe gjithashtu e para që mori pjesë në një ekspozitë arti.

Roboti artist Ai-Da arrestohet në Egjipt

Eventi, i sponsorizuar nga Unesco, u organizua në piramidat e Nekropolit të Gizës. Ai-Da ishte një nga dhjetë pjesëmarrësit e përzgjedhur dhe, pas lirimit të tij, ajo mundi të merrte pjesë në ekspozitë, duke paraqitur një skulpturë që riinterpreton enigmën e Sfinksit.

Tiranapost.al.Z.B