Lajme nga Bota

Roma i kthehet së majtës! Enrico Letta shënon triumfin e parë me kandidatin e partisë së tij

Roma i kthehet së majtës! Enrico Letta shënon triumfin e

Koalicioni i majtë i Enrico Letta ka shënuar triumf në zgjedhjet lokale në Itali.

Kanditati i partisë së tij, Roberto Gualtieri, i cili është eurodeputet dhe ka qënë ish-ministër i Ekonomisë ka marrë 60.33 përqind të votave në Romë duke kaluar kështu kundërshtarin e tij, kandidatin e së Djathtës Enrico Michetti, i cili ka marrë 39.67 përqind të votave.

"Urime Roberto Gualtieri", ka thënë kryebashkiakja në largim e Romës, Virginia Raggi.

"Këto janë mundësi të rëndësishme që nuk duhen humbur, të cilat do të sjellin investime në kryeqytet për mbi dhjetë vjet. Kryetari i ri do të jetë në gjendje të punojë në interes të komunitetit tonë. Nga ana ime do të ketë mbështetje besnike dhe konstruktive në betejat që do të kenë Romën në zemër. Ishte një nder për mua të isha në krye të këtij qyteti të mrekullueshëm. Lufta kundër krimit, punës, vëmendjes ndaj periferisë dhe transportit kanë qenë gjithmonë përparësitë e mia. Shpresoj që kryebashkiaku i ri të vazhdojë punën e rëndësishme të filluar në këto pesë vjet administrim ”vijoi Raggi.

Tiranapost.al